75 Mall Live Search
08:26 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Hidhet para kamionit me qëllim, por nuk e diti se çka e priste (Video)

Një grua në Hong Kong bëri para disa javësh një veprim qesharak por edhe të rrezikshëm, e që i dështoi.

Ajo u hodh me qëllim para një kamioni në lëvizje, në mënyrë që të përfitonte para, transmeton Indeksonline.

Por, e shkreta nuk e dinte se çdo gjë që do të shkonte në dëm të saj, pasi që fatmirësisht kamioni kishte të vendosur përpara kamerën që filmoi gjithçka.

Shoferi tha se këmbësorja nuk ka pësuar lëndime, derisa theksoi se ishte fat i mirë që kishte kamerën.

Ai thirri menjëherë policinë në vendin e ngjarjes, e cila nuk ndërmori asnjë masë ndaj shoferit, pasi pa pamjet e kamerave. /Indeksonline/