Hidhet shorti i “Copa America 2019”, këto janë çiftet
Në Rio de Janeiero të Brazilit është tërhequr mbrëmë shorti i turneut Copa America 2019.
Brazili është në Grupin A dhe do të hap turneun më 14 qershor kundër Bolivisë. Venezuela dhe Peruja janë poashtu pjesë e këtij grupi.
Copa America 2019
— Football Nation (@mohan14106065) January 25, 2019
Group Stage draw#CopaAmerica2019 #football #Brazil #CopaAmerica pic.twitter.com/AueLNAGKpV
Argjentina, ndërkohë do të ketë rrugë më të vështirë, pasi janë në të njejtin grup përkrah Kolumbisë, Paraguajit dhe Katarit në Grupin B.
Në Grupin C, janë Uruguaji, Ekuadori, Japonia dhe Kili.
Dy ekipet e para nga secili grup, plus dy vendet më të mira në vendin e tretë, do të kualifikohen për çerekfinale.
Katari dhe Japonia janë dy ekipet e ftuara në Copa America të këtij viti, duke shtuar për 10 vendet nga CONMEBOL. /IndeksOnline/