75 Mall Live Search
15:56 / E Shtunë, 07 Janar 2023 / Gj. Sh

Hidhet shorti i Kupës së Spanjës

Është hedhur shorti për 1/8 e finales në Kupën e Mbretit.

Barcelona pritet të ketë punë të lehtë, pasi do të luajë në udhëtim te Ceuta – skuadër nga kategoria e tretë e futbollit spanjoll.

Real Madridi do të përballet me skuadrën tjetër nga La Liga, Villarrealin. “Los Blancos” gjithashtu do të jenë mysafirë.

Mallorca e Vedat Muriqit do të jetë mysafire e Real Sociedadit.

Edhe faza e 1/8 e finales zhvillohet me sistemin prej një ndeshjeje.

Të gjitha çiftet:

Ndeshjet do të zhvillohen nga 17 deri më 19 janar, teksa orari i ndeshjeve do të caktohet më vonë.