75 Mall Live Search
23:25 / E Enjte, 02 Mars 2023 / Gj. Sh

Hidhet shorti i ndeshjeve gjysmëfinaliste të Kupës së Francës

Është hedhur shorti i ndeshjeve gjysmëfinaliste të Kupës së Francës.

Dy skuadrat të cilat ishin favorite për fitimin e këtij trofeu këtë sezon, PSG dhe Marseille tashmë janë eliminuar nga kjo garë, shkruan IndeksOnline.

Pas hedhjes së shortit në gjysmëfinale do të kemi përballje mes Annecy – Toulouse dhe nantes – Lyon.

Gjysmëfinalet Kupës së Francës do të zhvillohen më 4 dhe 5 prill ndërsa finalja është planifikuar të zhvillohet më 29 prill në Stade de France./IndeksOnline/