14:21 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Hidhet shorti, Liverpooli mëson kundërshtarët, në Kupën e Botës

Liverpooli si fitues i Ligës së Kampionëve do të përfaqësojë Evropën në ndeshjen Kupën e Botës për klube që do të zhvillohet nga 11 dhjetori në Katar.

Në këtë kompeticion që organizohet çdo vit nga FIFA do të marrin pjesë shtatë skuadra nga të gjitha kontinentet.

Skuadra angleze ndeshjen e parë do ta luajë gjysmëfinalen pasi që nuk do të ketë nevojë të paraqitet në dy rundet e para.

Skuadra nga Katari, Al Sadd, do ta hapë kampionatin kundër skuadrës nga shteti oqeanik, New Caledonian, Hienghene Sport.

Kujtojmë se Azia dhe Amerika Latine ende nuk e kanë një kampion kontinental.

Më poshtë është shorti i hedhur sot në Zurich të Zvicrës. /IndeksOnline/