Hidhet shorti në Superligën e Kosovës në futboll, duele interesant qysh në start
Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës u hodh shorti për xhiron e parë të sezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Indeksonline.
Qysh në xhiron e parë do të ketë ndeshje interesante. Kampionët e Feronikelit do t’i presin ekipin tjetër nga Drenica, KF Drenicën, ndërsa një tjetër derbi lokal do të zhvillohet në xhiron e parë, ai ndërmjet nën-kampionit, FC Prishtinës dhe Flamurtarit.
Në javën e shtatë do të luhet derbi më i madh lokal, ai ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.
Java e parë në Superligën e Kosovës do të fillojë më 17 gusht ndërsa në ligën e parë më 24 gusht./Indeksonline/
Këto janë të gjitha duelet e xhiros së parë:
FC Drita : KF Ferizaj
KF Flamurtari : FC Prishtina
KF Dukagjini : FC Ballkani
KF Feronikeli : KF Drenica
KF Llapi : KF Vushtrria
KF Trepça 89 : SC Gjilani