75 Mall Live Search
23:59 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / Gj. Sh

Hidhet shorti për çerekfinalet e Carabao Cup, këto janë përballjet

Është hedhur shorti për çerekfinalen e Carabao Cup.

Sot u zhvilluan ndeshjen e fundit të 1/8-së finales, ku Liverpul, Arsenal, Manchester United, Tottenham, Newcastle United e Crystal Palace, iu bashkuan Brentfordit e Sauthamptonit, shkruan IndeksOnline.

Manchester City, Chelsea e Adton Villa u eliminuan nga kjo garë.

Por pas ndeshjeve të sotme, është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale.

Përballja më interesante është ajo mes Tottenhamit dhe Manchester United.

Arsenali do të përballet me Crystal Palace, Liverpuli me Southamptonin ndërsa Newcastle United për kundërahtar do ta ketë Brentfordin.

Ndeshjet çerefinale të Carabao Cup do të zhvillohen me 16 dhjetor./IndeksOnline/