Hidhet shorti për Europa League, super përballje

Në Shtëpinë e Futbollit në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti që ka përcaktuar katër çiftet çerekfinaliste të UEFA Champions League 2022-23.
Skuadrat e kualifikuara në këtë fazë janë: Feyenoord (HOL), Juventus (ITA), Bayer Leverkusen (GER), Manchester United (ANG), Roma (ITA), Sevilla (SPA), Sporting CP (POR) dhe Union Saint-Gilloise (BEL).
Duke filluar nga kjo fazë e kompeticionit shorti është i hapur, që do të thotë se ekipet nga e njëjta shoqatë kombëtare mund të përballen me njëra-tjetrën.
Çiftet çerekfinaliste
Goglat kanë përcaktuar përballjet:
Manchester United – Sevilla
Juventus – Sporting CP
Bayer Leverkusen – Union SG
Feyenoord – Roma
Çiftet gjysmëfinaliste
Goglat kanë përcaktuar përballjet:
Juventus – Sporting CP/ Manchester United – Sevilla
Feyenoord – Roma/ Bayer Leverkusen – Union SG
Ndeshjet e para çerekfinale janë planifikuar të zhvillohen më 13 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë më 20 prill.
Ndeshjet e para gjysmëfinale janë planifikuar për në 11 maj, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë më 18 maj.
Finalja zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit më 31 maj.
