75 Mall Live Search
19:22 / E Diele, 20 Mars 2022 / C E

​Hidhet shorti për gjysmëfinalet e FA Cup

FA Cup pret edhe duelin ndërmjet Nottinghamit dhe Liverpoolit për ta kompletuar katërshen gjysmëfinaliste të saj.

Por, tashmë është hedhur shorti për këtë fazë dhe nëse skuadra e Jurgen Klopp e eliminon rivalin e sotëm, atëherë në gjysmëfinale do të ballafaqohet me Manchester Cityn e Pep Guardiolas.

Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo ndërmjet Chelseat dhe Crystal Palace.