75 Mall Live Search
16:17 / E Premte, 21 Tetor 2022 / Gj. Sh

Hidhet shorti për Kupën e Kosovës

Sot në zyrat e FFK-së është hedhur shorti për rrethin e tretë të Kupës së Kosovës.

Në këtë rreth të garave do të zhvillohet vetëm një takim, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja e vetme e këtij rreth është ajo mes KF Opoja dhe FC Prizreni, ndërsa skuadra e Beharit ka kaluar në rrehtin tjetër si e lirë.

Në rrethin e katërt fituesi i ndeshjes Opoja – Prizreni dhe Behari do të shortohen së bashku me ekipet e Ligës së Parë dhe Superligës, ndeshje të cilat do të zhvillohen më 16\17 nentorë./IndeksOnline/