12:35 / E Enjte, 23 Nëntor 2023 / L K

Hidhet shorti për tri përfaqësueset e fundit që synojnë Euro 2024, Bosnja e pafat në short

12 përfaqësuese do të luftojnë për tri vendet e fundit në kualifikimet për Euro 2024.

Shorti i hedhur sot në UEFA ka përcaktuar çiftet që do të përballen për tri biletat e fundit për Gjermani.

Bosnja ka qenë e pafat ngase do të përballet me Ukrainën. Polonia do të luaj ndaj Estonisë, Uellsi ndaj Finlandës, kurse Izraeli ndaj Islandës.

Dy përballjet e tjera janë Greqi-Kazakistan dhe Gjeorgji-Luksemburg./Indeksonline/