11:47 / E Shtunë, 14 Tetor 2023 / Gj. Sh

‘Hidrodrini’ e kthen cisternën e palëvizshme në vepër arti/Motoja: Ta kursejmë ujin – Ta duam natyrën

Kompania Rajonale e Ujësjellit ‘Hidrodrini’ në Pejë, e kthen cisternën e palëvizshme në vepër arti.

Nën kujdesin e Zyrës për Media të kësaj kompanie dhe mbështetjen e Kryeshefit Ekzekutiv, ing Dri Cena, nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë të Arteve Aplikave ‘Odhise Paskali’ nga Peja, kanë fisnikëruar cisternën e palëvizshme të ujit, duke i dhënë pamje të nivelit të lartë artistik me pikturimin e motivit të derdhjes së Lumbardhit nga Bjeshkët e Nemuna, përkatësisht Gryka e Rugovës.

Pasqyrimi artistik i kësaj sipërmarrjeje i është besuar nxënëseve të dalluara, të kësaj shkolle, drejtimi dizajn grafik Nina Grapci, Bijona Gashi, Erblina Shoshi dhe Argita Dervishaj, e nën përkujdesje të Drejtorit prof. Bujar Kelmendi.

Njoftimi i plotë:

‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – PejëVepër Arti me Motivacion dhe Moto; Ta kursejmë ujin – Ta duam natyrën!Nën kujdesin e Zyrës për Media të KRU ‘Hidrodrini’ dhe mbështetjen e Kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë, ing Dri Cena, nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë të Arteve Aplikave ‘Odhise Paskali’ nga Peja, kanë fisnikëruar cisternën e palëvizshme të ujit, duke i dhënë pamje të nivelit të lartë artistik me pikturimin e motivit të derdhjes së Lumbardhit nga Bjeshkët e Nemuna, përkatësisht Gryka e Rugovës.Duke përdorur teknikën Acrilic e cila i reziston kushteve atmosferike, këtë pikturë arti në cisternë, e kanë paraqitur nxënëset e dalluara, të kësaj shkolle, drejtimi dizajn grafik; Nina Grapci, Bijona Gashi, Erblina Shoshi dhe Argita Dervishaj, e nën përkujdesje të Drejtorit prof. Bujar Kelmendi.Kjo vepër arti, mbartë në vete përvoiën e giërë të marrëdhënieve njerëzore me botën e jashtme – njerëzit e tjerë, natyrën dhe gjërat.Vepra është realizuar nën moton; Ta kursejmë ujin – ta duam natyrën!Cisterna bashkë me pikturën, padyshim se nga sot do mbeten aset i çmuar i ambienteve të KRU ‘Hidrodrini’ dhe mesazh i fuqishëm -dëshmi kohe-, e vlerave dhe rëndësisë së ruajtjes së ujit!’-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.Nisma dhe ideja deri në zbatim ka marë mbështetje të madhe në rrjetet sociale nga ana e komunitetit.