15:54 / E Hënë, 04 Mars 2024 / S Z

‘Hidrodrini’ rrit inkasimin me mesatare 50%, vetëm muaji shkurt rritje 82%

Kompania Rajonale e Ujësjellit ‘Hidrodrini’ ka dalur me një komunikatë për Media, ku pasqyron të arriturat, sfidat dhe sukseset e muajve të fundit.

Bazuar në raportin e kësaj kompanie, rezulton se në tre muajt e fundit, siç thuhet, ‘pas një angazhimi ekipor të Adminsitratës dhe terrenit, KRU ‘Hidrodrini’ ka arritur që në muajin Dhjetor 2023 të shënoj ngritje të inkasimit në 35%, në Janar 2024 ngritje me 65% dhe në Shkurt 2024 ngritje inkasimi në 82%, krahasuar me vitet paraprake’.

Tutje sqarohet se në këto pak muaj, me ardhjen e menaxhmentit të ri dhe mbështetjen qeveritare, janë shtrirë rreth 100 kilometra rrjet i ujësjellësit në tërë zonën e mbulueshmërisë, ndërsaqë me Marrëveshjet për rrjetin e sistemit të kanalizimit, të Kryeshefit Ekzekutiv ing. Dri Cena, më kryetarët e komunave të zonës së mbulueshmërisë, Pejë, Klinë, Istog, Deçan e Junik, konsumatorët përfitojnë edhe 403 kilometra rrjet të kanalizimit, duke e çuar totalin në 584 kilometra, e që me automatizën përfitojnë 20 mijë qytetarë.

Kompania potencon vendosmërinë që të ofrojë shërbime kualitative dhe efikase për konsumatorët, ndërsa thotë se mbetet e vendosur deri në fund, në luftimin me të gjitha mekanizmat ligjor, të dukurive të keqpërdorimit të ujit dhe mospagesës, për çfarë në periudhën e fundit, janë angazhuar numër në rritje i inspektorëve të terrenit duke treguar rezultate në këtë drejtim.

Komunikata e plotë:

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Menaxhmenti Rajonal

Në tre muajt e fundit, KRU ‘Hidrodrini’ rrit inkasimin me mesatare 50%, muaji shkurt me 82%

Raport kronologjik i rezultateve, sfidave dhe sukseseve në tre muaj

Bazuar në raportet dhe statistikat zyrtare të të gjitha Departamenteve, konstatohet se që nga ardhja e menaxhmentit të ri, në KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. ka ndryshuar fryma e punës dhe angazhimit të përgjithshëm.

Nga Qershori 2023 e deri më sot me dinamikë të dyfishuar në agazhim është investuar në kthimin e besimit të konsumatorëve në raport me të gjitha shërbimet e kompanisë.

Operimi i punonjësve të terrenit në secalin lokalitet, tendenca e suksesshme për të qenë sa më afër nevojave të komunitetit, komunikimi në kohë reale me konsumatorin për secilin zhvillim që është në favor të shërbimit profesional.

Rrethimi i perimetrit të burimeve sipas standardit të kërkuar, fushata e instalimit të ujëmatësve nga teknologjia e fundit në secilin burim të ujit dhe atë me lexim edhe nga distanca, kanë bërë që të rritet besueshmëria tek konsumatori.

Shtrirja e rreth 100 kilometrave rrjet të ri të ujësjellësit në tërë zonën e mbulueshmërisë, në 6 muajt e shkuar, mbetet dëshnmi e përkushtimit të kompanisë për të ofruar ujë për të gjithë konsumatorët.

Instalimi i ujëmatësve zonal dhe krijimi i DMA zonave nga inxhinierët e kompanisë, ka dhënë rezultatet e para me ndikim në zvogëlimin e humbjeve te ujit. Paralelisht është formuar edhe ‘Task forca’ për zvogëlimin e humbjeve.

Për herë të parë, në KRU ‘Hidrodrini’, është mbyllur investimi dhe projekti i Laboratorit të Mikrobiologjisë, i kompletuar tashmë me paisjet dhe stafin profesional në pritje të përmbylljes së procedurave të akreditimit nga DAK.

Me zotimet e kthyera në Marrëveshje për rrjetin e sisitemit të kanalizimit, të Kryeshefit Ekzekutiv ing. Dri Cena, më kryetarët e komunave të zonës së mbulueshmërisë, Pejë, Klinë, Istog, Deçan e Junik, konsumatorët përfitojnë edhe 403 kilometra rrjet të kanalizimit, duke e çuar totalin në 584 kilometra, e që me automatizën përfitojnë 20 mijë qytetarë. Ky element konstatohet se ka ndikuar pozitivisht edhe në rritjen e inkasimit.

Krahas shtrirjes dhe rritjes së inkasimit në këtë fushë, domosdo në linjë me rritjen e cilësisë së shërbimeve efikase, është rritur edhe numri i stafit të mirëmbajtjes së rrjetit.

Fushatat e caktuara vetëdijesuese, shtrirja e komunikimit nga baza, komuniteti, e deri tek informacioni i gjërë medial, kanë ndikuar dukshëm në pranueshmërinë, njohjen dhe përofrimin e projekeve dhe fushatave të kompanisë në raport me konsumatorin.

Investimet në sektorin e TI-së, në përmirësimin e kushteve në server, 10 Fireëall, sistem të ftohjes, system alarmi, centrali telefonik dhe së fundmi lansimi i projektit E-commerce për pagesa online duke iu lehtesuar konsumatorëve mënyren e pagesës, kanë qenë prioritete të ditëve të para të cilat tashmë janë bërë realitet në zbatim.

Mbi gjysëm milioni euro të ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dedikohen për investimin në Fabrikën e ujit në Klinë, në përmirësim të shërbimeve dhe cilësisë si dhe një pjesë e tyre të cilat dedikohen për rrjetin e kanalizimit të 4 fshatrave të Pejës, me impakt, largimin e ujërave të ndotura nga Lumbardhi dhe shkarkimin e tyre për trajtim në ITUN, si parakusht për BE.

Në tre muajt e fundit, pas një angazhimi ekipor të Adminsitratës dhe terrenit, KRU ‘Hidrodrini’ ka arritur që në muajin Dhjetor 2023 të shënoj ngritje të inkasimit në 35%, në Janar 2024 ngritje me 65% dhe në Shkurt 2024 ngritje inkasimi në 82%, krahasuar me vitet paraprake.

Rezultatet e prekshme në këtë periudhë, do ishin të pamundura, pa mbështetjen e pakursyer të dikastereve përkatëse qeveritare, përkushtimit të ministrisë së linjës, komunave të zonës së mbulueshmërisë dhe të gjithë mekanizmave ndërlidhës më kompaninë.

Falënderimi më i madh për sukseset në këtë mes, i takon konsumatorëve të ndërgjegjshëm.

KRU ‘Hidrodrini’ mbetet i perkushtuar që të ofrojë shërbime kualitative dhe efikase për konsumatorët, ndërsa mbetet i vendosur deri në fundnë luftimin me të gjitha mekanizmat ligjor, të dukurive të keqpërdorimit të ujit dhe mospagesës, për çfarë në periudhën e fundit, janë angazhuar numër në rritje i inspektorëve të terrenit duke treguar rezultate në këtë drejtim.

Uji ështe jetë – paguaje – 1 mijë litra ujë kushtojnë o.24 cent.

Uji është jetë, ta ruajmë dhe ta përdorim racionalisht!’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.