75 Mall Live Search
11:49 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Higuain arrin në Londër, del fotoja e parë

Gonzalo Higuain ka arritur sot në Angli për të përfunduar transferimin te Chelsea. Sulmuesi argjentinas do të bashkohet me skuadrën londineze në formë huazimi.

Top Calcio ka sjellur fotografinë e parë të arritur së Higuain në Farnborough me avion privat.

Higuain pritet të zyrtarizohet gjatë ditës, por debutimi i tij në ndeshjen e nesërme ndaj Tottenham është i pamundur për shkak të transferimit të vonuar.

Ylli argjentinas do të jetë nesër në tribuna për të parë nga afër skuadrën e tij të re në ndeshjen e Carabao Cup ndaj Spurs./Indeksonline/