Higuain: Është kënaqësi të luash me Ronaldon
Higuain duket se ka filluar të përshtatet me Juventusin, madje po ka mjaftueshëm minuta në dispozicion.
Ai në një intervistë për Sky Sports tha se është i lumtur që është në Juventus, dhe gjithashtu foli edhe për ndjenjën se si është të luash përkrah Ronaldos, transmeton Indeksonline.
” Doja të qëndroja te Juve, ky ishte qëllimi im. Juve është një ekip i shkëlqyeshëm, me një bazë të shkëlqyeshme tifozësh, jam i lumtur që kthehem. Ronaldo? Kishte një kohë që unë nuk luaja me të, ai është i shkëlqyeshëm. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë dhe të vendos rekorde të reja. Është vërtet një gëzim të luash përkrah tij … ” – ishin fjalët e argjentinasit./Indeksonline/