75 Mall Live Search
17:17 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Higuain i thotë ‘jo’ Romës

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka hedhur poshtë mundësinë e një transferimi në Romë.

Gjatë fillimit të sezonit të kaluar, Higuain u huazua te AC Milan dhe pas dështimit për të bërë një ndikim atje, ai u bashkua me Chelsean në huazim. Por paraqitjet e tij në Stamford Bridge gjithashtu nuk ishin të mira, ndërsa ai tani është kthyer në Juventus.

Edhe pse raportet e një dite më parë thonin se Roma dhe Juventus janë pranë marrëveshjes për Higuain, sic mëson Calciomercato, argjentinasi i ka thënë ‘jo’ një lëvizje të mundshme.

Higuain dëshiron të presë oferta nga jashtë përpara se të marrë një vendim të mundshëm për të ardhmen e tij.

Kjo ka çuar në ngrirjen e bisedimeve mes klubeve dhe ndërsa Juventusi ende dëshiron Zaniolon, Roma po kërkojnë një tarifë të lartë për të lëshuar sensacionin italian. Mundësia e përdorimit të Higuain nuk do të funksionojë. /IndeksOnline/