75 Mall Live Search
18:14 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

Higuain mbërrin në Torino, tani 14 ditë izolim

Pas dy muajve në vendlindjen e tij, Argjentinë, Gonzalo Higuain është rikthyer në Itali.

Higuain mbërriti në orën 16:08 në Torino dhe përpara se të futet në karantinë për 2 javë, sulmuesi do t’i nënshtrohet testeve për koronavirus në qendrën mjesësore.

Qëndrimi i gjatë në Argjentinë, ngjalli shumë spekulime për të ardhmen e Higuain te Juventus. Mirëpo sipas mediave italiane, 32 vjeçari qëndrojë për shumë kohë në vendlindjen e tij, për shkak se kishte nënën e sëmurë.

Me kthimin Higuain, ekipi i Juventusit tashmë është kompletuar.