23:11 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Higuain-Milan, argjentinasi vishet kuqezi!

Gonazalo Higuain do të veshë fanellën e Milanit në sezonin e ri. Për këtë është i bindur “Sportmediaset”, i cili si zakonisht ka burime të sigurta pranë klubit kuqezi të cilat kanë treguar edhe detajet e marrëveshjes që sheh argjentinasin të largohet nga Juventusi.

Nëse gjatë ditës u zbulua se Higuain kishte qenë vazhdimisht në kontakte me pjesëtarë të skuadrës kuqezi në javën e fundit (Bilja dhe Bonucci), sot pasdite u bë e ditur edhe si kishin shkuar bisedimet mes palëve që duan të finalizojnë sa më shpejt transferimin.

Sipas “Sportmediaset”, akordi është arritur mes palëve, me Juventusin që do të përfitojë 20 milionë euro nga huazimi i thjeshtë i lojtarit deri në fund të sezonit, periudhë kur Milani do të vendosë nëse do ta mbajë apo jo atë edhe ën vazhdim. Nëse po, atëherë do të derdhë edhe 35 milionë euro të tjera në arkat e bardhezinjve./IndeksOnline/