Higuain në lot, e përfundon karrierën me plot emocione

Gonzalo Higuain zyrtarisht luajti në ndeshjen e fundit të karrierës së tij.
Sulmuesi i famshëm argjentinas u paraqit në ndeshjen mes Interi Miami e New York FC duke ndarë minutat e fundit si futbollist profesionist.
“Ndihesha sikur ajo që kisha dashur më shumë pasi kishte përfunduar një punë. Ishte gjysma e jetës sime, karriera ime, 17 vite e gjysmë. Imazhet nga e gjithë karriera ime më erdhën në mendje. Çfarë kam jetuar, çfarë kam punuar, çfarë kam përjetuar dhe po largohem shumë i lumtur sepse i kam dhënë të gjitha deri më sot. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ëndrra ka mbaruar dhe një jetë tjetër fillon”, ka thënë Higuain pas ndeshjes.
34 vjeçari gjatë karrierës ka luajtur për River Platen, Real Madridin, Napolin, Juventusin, Milanin, Chelsean dhe së fundi Inter Miamin./Indeksonline/