10:38 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Higuain nesër ndahet me Milanin, menjëherë pas finales me Juven

Gonzalo Higuain do të kaloi te Chelsea. Sulmuesi argjentinas do të ketë nesër ndeshjen lamtumirëse me Milanin.

Higuain ka kërkuar nga skuadra italiane që mos të pengojnë transferimin e tij, gjë të cilën skuadra e ka respektuar.

Sarri e sheh argjentinasin si njeriun ideal për Chelsean pas dështimit për të shënuar nga ana e sulmuesve të tij te skuadra angleze.

“Kur një lojtar vendos të shkojë, atëherë le të shkojë. Nëse ai nuk është i lumtur këtu, unë nuk mund të futem në kokën e tij. Unë s’i garantoj të ardhmen askujt” ka thënë Gatusso në konferencën e fundit, duke aluduar në të ardhmen e El Pipitas.

Ndeshja e nesërme ndaj Juventusit në kupë do të jetë e fundit për Higuain në fanelën e Milanit./Indeksonline/