75 Mall Live Search
17:56 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Higuain nuk mundi ta duroj izolimin, rikthehet në vendlindje

Higuain është bërë futbollisti i tretë i cili është larguar nga karantina për tu rikthyer në vendlindjen e tij në Argjentinë.

Futbollistët ishin izoluar pasi që Rugani dhe Matuidi kishin dalur pozitiv me koronavirus, mirëpo siç duket Higuain nuk e ka përballuar izolimin dhe është larguar.

Po ashtu është raportuar që policia e kishin ndalur futbollistin mirëpo ai i kishte treguar që nuk kishte dalur pozitiv në koronavirus.

Kurse nga Juventusi, Higuain kërkoi leje që të vizitonte nënën e tij të sëmurë.