Hila pasi shënoi ‘hat-trick’ ndaj Ballkanit: Ndryshimi i trajnerit, energji e re!

Gjilani e ka mposhtu klubin e Ballkanit në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor me rezultatin final në 0:4.
Ardit Hila ishte futbollisti më i dalluar i kësaj ndeshje, pasi shënoi ‘hat-trickun’ e tij të parë, duke mposhtur thellësisht klubin e trajnerit, Ismet Munishi, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes foli edhe vetë, Hila ku tha se ndihet shumë i lumtur për tre golëshin, dhe thotë se është i parë në karrierë për të.
“Është “hat-tricku” i parë në karrierë. Por më shumë jam i lumtur për trepikëshin, arsyeja edhe që kishim ardhur këtu. Ishim të vetëdishëm që do ta kishim të vështirë, por dhamë maksimumin dhe ia dolëm. Kur ka një ndryshim trajnerësh, padyshim se është energji e re”, tha ndër të tjera ai për ‘ART Sport’.