Hilary Duff, publikon imazhin e parë nga martesa e saj me Matthew Koma
Aktorja e njohur Hilary Duff është një personazh mjaft i dashur dhe i lakuar nëpër mediat rozë.
Dje u bë e ditur se ajo dhe i dashuri i saj Matthew Koma, kanë vendosur të martohen, derisa dasmën e organizuan në oborrin e shtëpisë së tyre në Los Angeles të shtunën në mbrëmje, transmeton Indeksonline.

Nusja 32- vjeçare kishte veshur një fustan të fildishtë, të brendit “Jenny Packham”, ndërsa dhëndrri 32-vjeçar dukej në formë të mirë me veshje solemne.
Ata kanë ndarë imazhin e parë nga martesa e tyre, derisa aktorja ka publikuar edhe fustanin e bardhë që kishte zgjedhur ta vishte. /Indeksonline/