09:22 / E Enjte, 15 Korrik 2021 / AR

Hilary Duff publikon foto nga momenti i lindjes së vajzës

Hilary Duff është bërë nënë për herë të tretë.

Ajo ka sjellë në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin Mae James Bair, shkruan Indeksonline.

Hilary Duff publikon fotot ~shumë personale~ të lindjes së bebit

Hilary ka vendosur që përmes disa imazheve në rrjete sociale të tregoi momentet e lindjes së vajzës brenda shtëpisë.

“Ndihem gati të ndaj me ju ca foto nga dita e lindjes së Mae-n. Për mua, të ndihem e sigurt gjatë lindjes është pjesa më e rëndësishme. Është thelbësore të kesh sistemin mbështetës të duhur. Hapësirën perfekte, humorin dhe njerëz që mbështesin fuqinë time.”

“Bashkëshorti im ishte njeriu më i qetë brenda asaj dhome gjatë procesit. Nga ana tjetër mami po na përgatiste ushqime ndërkohë që buzëqeshte e nervozuar duke parë bebin e saj të sillte një tjetër bebe. Ndihma që kam për t’u kujdesur për fëmijët e tjerë është mendimi që më bën të ndihem më mirë. E gjitha është një aventurë e mrekullueshme!”- shkruajti ajo./Indeksonline/