75 Mall Live Search
11:25 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Hilary Duff shfaqet sportive, në Los Angeles

Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Hillary Duff, është një personazh mjaft atraktiv.

Duffi, 32- vjeçare u shfaq në një formë mjaft të mirë trupore, e veshur me veshje sportive në Los Angeles, transmeton Indeksonline.

Nëna e dy fëmijëve kishte veshur një bluzë të zezë të lidhur në bel, e cila kombinohej me veshjen e saj sportive që dominohej nga ngjyra e zezë.

Biondja ka paraqitur një dukje mjaft të freskët, teksa u pa duke buzëqeshur gjatë një shëtitjeje me veshjen e saj sportive që mori vëmendjen e publikut dhe të mediave rozë. /Indeksonline/