75 Mall Live Search
20:36 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

Hillary Clinton ambasadore në BE, ajo mund ta përfaqësojë SHBA-në në mbledhjen e KS të OKB-së për Kosovën

Joe Biden, fituesi i zgjedhjeve presidenciale të SHBA’së më 2020’ën, po pritet ta angazhojë në pozitën e ambasadores në BE ish-kandidaten presidenciale të Demokratëve më 2016-ën, Hillary Clinton.

Kështu bën të ditur mediumi amerikan ‘Washington Post’, i cili citon burime anonime të kenë thënë se ekipi i Bidenit ka marrë nën shqyrtim kandidaturën e gruas së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

Ekipi i Biden thuhet se beson se ish-Sekretarja e Shtetit Amerikan mund të rrisë reputacionin e Amerikës në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë, ajo mund të përfaqësojë qëndrimet e Shteteve të Bashkuara në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB’së, kushtuar Kosovës.