19:08 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Hillary Clinton feston ditëlindje, kjo është dëshira e vetme e saj

Ish kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ish sekretarja amerikane Hillary Clinton, sot feston ditëlindjen, shkruan IndeksOnline.

Ajo ka mbushur sot 73 vite dhe përmes llogarisë së saj në Instagram ka shprehur dëshirën e vetme të saj për këtë ditëlindje e të cilën e ka shoqëruar me një fotografi kur ishte e re.

“Është ditëlindja ime dhe kjo është dëshira e vetme: që ju të dilni e të inkurajoni të gjitha ata që mendojnë të mos votojnë këtë vit, të dalin e të votojnë e që vota e tyre të shkojë për Biden-Harris. Të gjithë ne kemi fuqi më shumë se që e mendojmë”, ka shkruar Hillary Clinton.