18:05 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Hillary Clinton i bën urim të veçantë Taylor Swift për ditëlindjen e 30-të

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift sot po feston ditëlindjen e 30-të.

Artistja e njohur në këtë ditë të veçantë mori urime të shumta nga adhuruesit dhe miqtë e saj, shkruan Indeksonline.

Por, një urim special ajo a marr edhe nga ish- zonja e parë dhe politikania, Hillary Clinton e cila ka uruar yllin e muzikës nëpërmjet rrjetit social Instagram.

“ E dua këtë thënje nga Taylor Swift, kur pranoi çmimin “Gruaja e Dekadës”: ⁣ “Sa për mua, kohët e fundit jam përqendruar më pak në ato që thonë ata, dhe të bëjë më shumë atë që dua.” ⁣ ⁣ Urime për çmimin, Taylor (dhe urime ditëlindjen)!, ka shkruar Hillary në postimin e saj./Indeksonline/