16:49 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Hillary Clinton kujton momentet me prindërit e saj, ja si dukej ajo dikur

Hillary Clinton njihet si ish sekretare e shtetit Amerikan gjatë viteve 2009-2013, ajo gjithashtu njihet si një politikane mjaft e zonja dhe si gruaja e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka kujtuar prindërit e saj, duke e shfaqur nënën e saj duke mbajtur vajzën e Hillaryt kur ajo ishte një foshnje.

“Kujtoj këtë foto të nënës sime duke mbajtur foshnjën time Chelsea, me babain tim duke shikuar mbi shpatullën e saj, pasi vajza ime Chelsea këtë javë sapo ka sjellur në jetë fëmijën e saj të tretë, Jasper. Bill dhe unë jemi gjyshër jashtëzakonisht krenarë, ashtu siç ishin prindërit e mi.” : ka shkruar Hillary në përshkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që Hillary Clinton në martesën e saj me Bill Clinton kanë vetëm një vajzë me emrin Chelsea. /Indeksonline/