Hillary Clinton njofton publikimin e librit të ri

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, njoftoi se ka gati librin e saj të ri.
“Something lost, something gained” (Diçka e humbur, diçka e gjetur) quhet libri që do të dalë në shtator dhe në të cilin Clinton ka trajtuar çështje të ndryshme.
“Bëhet fjalë për miqësinë, plakjen dhe martesën; politikën dhe demokracinë tonë; kërcënimet me të cilat përballemi si vend dhe si mund të punojmë të gjithë së bashku për të krijuar një të ardhme me të cilën duhet të jemi krenarë. Mezi pres të nis rrugën këtë vjeshtë për të folur për të gjitha me ju personalisht” shkroi Clinton në njoftimin e saj.
Ky është libri i 11-të i saj./Indeksonline/