75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 29 Shtator 2024 / AR

Hillary flet për martesën me Bill Clinton, ja çka bëjnë në mëngjes

Ish-sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton foli hapur për CNN për martesën e saj me ish-presidentin amerikan Bill Clinton.

“Askush nuk e di se çfarë ndodh në një martesë, përveç dy njerëzve që janë në të. Çdo martesë ka ulje-ngritjet e saj, për fat jo publike. Ju duhet të merrni vendimet që janë të duhura për ju dhe unë kurrë nuk do t’i thoja askujt të qëndronte i martuar ose të divorcohej”, tha Clinton, transmeton Indeksonline.

“Mëngjesi fillon duke luajtur lojëra drejtshkrimore në shtrat. Bill është një lojtar i mirë, ai fiton pothuajse çdoherë. Kalojmë kohë të mirë së bashku dhe ndajmë jetën për gati 50 vjet. Është mirë për ne dhe ky është mesazhi im”, tha ajo.

Ajo shtoi se ajo dhe bashkëshorti i saj janë mirënjohës që janë në këtë fazë të jetës, sepse kanë nipër e mbesa dhe kalojnë kohë me ta. /Indeksonline/