75 Mall Live Search
13:38 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Hillary rrëfen si ia fali tradhtinë Billit: Ishte vendim imi më i guximshmi

Shumë vjet më parë, ish-presidenti Bill Clinton u zbulua se ishte në lidhje me Monica Lewinskyn, e cila ishte një praktikante në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë. Por, më shumë së këdo tjetër, kjo situatë preku bashkëshorten e tij, Hillary Clinton.

Së fundmi, gjatë një interviste ajo ka deklaruar se vendimi më i rëndësishëm që kishte marrë, kishte qenë ai për të mos shkatërruar martesën.

“Unë mendoj se gjëja më e guximshme që kam bërë ndonjëherë, ishte marrja e vendimit për të mos shkatërruar martesën time”, tha ish-zonja e parë në “Good Morning America”.

Chelsea Clinton, e cila ishe ulur pranë nënës së saj për të prezantuar librin e tyre të ri “Gutsy Women”, deklaroi se ndihet më krenare se kurrë për të.

‘Oh zot. Unë jam e bekuar nga përgjigjja e nënës sime, saqë jam pa fjalë. Krenari të jem vajza e saj”, tha Chelsea.