75 Mall Live Search
16:12 / E Shtunë, 18 Tetor 2025 / MSH

Himarë: Shpërthen granata e fshehur në rrënjët e një peme, lëndohet një i moshuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Livadhë të Himarës.

Një 85-vjeçar, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një peme ulliri.

I moshuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetë, shkruan abcnews.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.