75 Mall Live Search
21:52 / E Shtunë, 11 Mars 2023 / MSH

Himena e provokon Xhulin, ia matë temperaturën dhe i dhuron përqafime Atdheut

Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, Himena gjatë rikthimit të sotëm në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, nuk i ka kursyer provokimet që prej hyrjes brenda.

Kësisoj, pos debateve të shumta që ajo zhvilloi që në minutat e parë, herë me Stresin e herë me Xhulin, e ka provokuar këtë të fundit me një mënyrë goxha interesante.

Himena i ka shkuar nga afër Atdheut, dhe duke qenë se ajo studion mjekësinë, ia ka matur temperaturën me duar e i ka dhuruar përqafime – por, shikimi i Xhulit fliste shumë.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.