18:07 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / MSH

Himena përplaset me Julianën: E përfaqi Atdheun kur të më teket, ti s’mundesh me ma ndalu

Atdheu u bë mollë sherri në mes të Himenës e Julianës. Kjo e fundit kërkoi nga këngëtarja që të mos afrohet shumë me Atdheun, pasi ajo është në njohje e sipër me të.

Mirëpo, Himena tha se do ta përqafojë Atdheun sa herë që i vjen ta bëjë këtë.

“Për këtë pjesë as mos m’u kap as mos më thuaj kurrgjë. Mua kur të më teket me e përqaf Atdheun e përqafi edhe ti s’mundesh me më ndalë, a po kupton?”, i tha Himena, derisa Xhuli ia ktheu se nuk do të kenë raporte të mira nëse ajo e bën prapë atë veprim.

“Ani veç dije që me mua nuk do të jesh okej”, i tha Xhuli.

“Mua s’ma ndien për këtë pjesë”, ia ktheu Himena.

Ndërkaq, pas këtij diskutimi, Gresa e pyeti Julianën se çka ndodhi mes tyre dhe ajo iu përgjigj se askush nuk mund t’i merr diçka që është e saj.

“Cka është e imja është e imja, s’ka nevojë me jep haz”, tha Xhuli.