75 Mall Live Search
21:42 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Himni dhe flamuri i Kosovës duke valuar në Tel Aviv të Izraelit

Majlinda Kelmendi shkëlqeu në Grand Prix të Tel Avivit në Izrael.

Xhudistja pejane e ka fituar medaljen e artë, të parën për këtë vit, eveniment ky që ka nisur sot.

Kampionia olimpike e ka mposhtur në finale me ippon izraeliten Gili Cohen për ta fituar medaljen e parë në vitin e ri.

Kelmendit iu deshën vetëm 36 sekonda për të fituar medaljen e artë, duke bërë që flamuri i Kosovës të ngritet më lartë se gjithë të tjerët. /IndeksOnline/