75 Mall Live Search
10:23 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / L A

“Himni” i ri i Real Madridit, një nga sukseset më të mëdha të grupit legjendar “Metallica”

Stadiumi ikonik i Realit, “Santiago Bernabéu” vazhdon të rinovohet.

Nëse tabela e tij 360 gradë ishte tashmë një perlë teknologjike, tani është shndërruar edhe në një eksperiencë të vërtetë shqisore.

Që nga “El Clásico” ndaj Barcelonës, stadiumi dridhet në një mënyrë të veçantë kur shpallet formacioni i Real Madridit, me një lojë të re dritash dhe një paraqitje të re në tabelë. Dhe ndaj Valencias u prezantua “himni” i ri, me një stil ‘rock and roll’, ashtu siç i pëlqen Xabi Alonsos që të luajë skuadra e tij.

Në tempullin madrilen tingëllon “Enter Sandman”, një nga hitet më të mëdha të Metallica-s, ndërsa ‘speaker’-i lexon një e nga një lojtarët e formacionit titullar.

Në ndeshjen kundër Valencias, rituali shkroi kapitullin e tij të parë. Reflektorët u fikën dhe muzika nisi, ndërsa mijëra tifozë brohorisnin emrat e lojtarëve në ritmin e këngës legjendare të “Metallica”.

 “Enter Sandman” është shumë më tepër se një himn për Hokies, një ekip i ligës universitare të futbollit amerikan në SHBA. Ata kanë një nga daljet më ikonike në fushë në sportin kolegjial. Në “Lane Stadium” të Virginia Tech, kjo këngë dëgjohet para çdo ndeshjeje që nga viti 2000. Lojtarët hyjnë në fushë dhe rreth 65 mijë tifozë fillojnë të kërcejnë njëkohësisht në ritmin e muzikës.

Rituali ka lindur rastësisht. Në një natë të ftohtë të 1 dhjetorit 2001, një anëtar i bandës së Virginia Tech filloi të kërcejë për t’u ngrohur, të tjerët iu bashkuan dhe më pas e gjithë turma në stadium e përsëriti. Ai moment shënoi një pikë kthese për ekipin.