75 Mall Live Search
19:11 / E Diele, 04 Janar 2026 / AR

Hiq dorë nga mjalta e djegës! Ekspertët parashikojnë se ushqimet “FRICY” do të dominojnë në vitin 2026 – një kombinim mes frutave dhe ushqimeve të djegësa

Nëse vitin e kaluar u fiksuam pas shijeve “swicy” (të ëmbla dhe pikante), trendet ushqimore të këtij viti pritet ta çojnë eksperimentimin edhe më tej, thonë ekspertët.

Gjatë vitit 2025, menuja globale u dominua nga kombinime “sweet & spicy”, me çokollatë me djegës dhe mjaltë pikant që u shfaqën kudo – nga restorantet luksoze deri te raftet e supermarketeve.

Por viti i ri sjell një përzierje edhe më të pazakontë: ushqimet “fricy”, një bashkim mes shijeve frutore dhe pikante. Në këtë kategori hyjnë receta si sallatat tajlandeze pikante apo gatimet meksikane me shumë mango, djegës dhe limetë.

Shitësi online Sous Chef raporton tashmë rritje të ndjeshme të kërkesës për salca dhe erëza “fricy”, sipas BBC. Vetëm në tre muajt e fundit, shitjet e chamoy-t meksikan – një përzierje e thartë me fruta të turshuara, limetë dhe djegës – janë rritur me 64 për qind. Ndërkohë, interesi për yuzu kosho japonez, një përzierje e fermentuar me djegës dhe agrume, është rritur me 28 për qind.

Ekspertët parashikojnë edhe kombinime të tjera si ananas me piper të zi apo agrume me një “goditje” djegëse – shije që fillimisht ofrojnë ëmbëlsi frutore dhe më pas aciditet të theksuar.

Shkrimtarja e ushqimit Sejal Sukhadwala, autore e librit The Philosophy of Curry, shprehu në platformën X shpresën se ky trend do të marrë hov:

“Nuk merrem zakonisht me trendet e ardhshme ushqimore, por nëse shijet frutore dhe pikante po vijnë në modë, shpresoj që më në fund të shkëlqejë kasundi,” shkroi ajo. “Është një salcë e mrekullueshme bengaleze me mustardë, në disa variante – nëse mundeni, kërkoni versionin me mango jeshile.”

Edhe zhvilluesja e recetave dhe shkrimtarja Sophia Real shkruan në blogun e saj se “me sa duket, 2026 është viti i ‘fricy’ – shkurt për fruity & spicy”. Ajo shton se për njerëzit e rritur në Hemisferën Jugore, kjo nuk është diçka e re:

“Mund të keni hedhur që fëmijë pluhur djegësi dhe sheqer mbi fruta të freskëta, ose të keni përtypur karamele tamarindi pikante. Tani pjesa tjetër e botës më në fund po e zbulon këtë kombinim.”

Për ata që duan ta provojnë trendin, ajo rekomandon Tajín – erëzën meksikane me djegës dhe limetë – për t’u kombinuar me fruta si pjepër ose fruta të pjekura bërthamore.

Ndërkohë, në Britani, sot del në treg drithëra e parë pikante. Kellogg’s i është bashkuar trendit “swicy” të vitit të kaluar duke lançuar një version me mjaltë djegës të drithërave të njohura Crunchy Nut. Shija e mjaltit pikant, e cila tashmë përdoret gjithçka – nga pica te pula e deri te kokoshkat – po hyn tani edhe në mëngjesin e përditshëm.

Eksperimentimi vazhdon, dhe gjithçka tregon se viti 2026 do të jetë viti kur frutat dhe djegësja do të bëhen kombinimi më i guximshëm në pjatën tonë.