“Hiqe maskën Enzo”, futbollisti argjentinas merr lëvdata për paraqitjen e mbrëmshme

Skuadra e Chelseat arriti fitore 4:0 ndaj Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Premier League.
Një paraqitje tejet pozitive e zhvilloi mesfushori i Kombëtares së Argjentinës, Enzo Fernandez, shkruan Indeksonline
Enzo bëri një ndeshje shumë të mirë, duke e kontrolluar mesfushën në mënyrë përfekte.
Madje kishte tifoz që shkruanin: “Hiqe maskën Enzo, e dimë që je Cesc Fabregas”.
24-vjeçari gjatë këtij sezoni në Premier League ka zhvilluar 25 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asiste./Indeksonline/
Enzo Fernandez v. Southampton pic.twitter.com/iruQHbf4JJ
— SB (@ShowBoat00) February 26, 2025