75 Mall Live Search
15:11 / E Enjte, 29 Janar 2026 / OSH

Hiqet bllokada në Mal të Zi, nis qarkullimi i kamionëve

Shoqata e Transportuesve të Malit të Zi njoftoi të enjten se ka vendosur t’i japë fund bllokimit të pikave kufitare për mallra me Bashkimin Evropian, e cila ka prekur edhe bizneset në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës.

“Ju njoftojmë se kanë filluar lëvizjet e kamionëve në drejtim të Malit të Zi, pasi që është hequr bllokada në Malin e Zi.
Për më shumë kontaktoni📞QKMK, në numrat +38345198000, +38345198606 ose në numrin pa pagesë 080050095″ thuhet në njoftin.

Transportues nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, dhe Bosnja i bllokuan që nga mesdita e 26 janarit disa pika kufitare, duke ndalur qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të Bashkimit Evropian./Indeksonline/