75 Mall Live Search
09:59 / E Premte, 28 Tetor 2022 / B O

Hisen Berisha aludon se Serbia dhe Kosova po krijojnë një skenar të qëllimshëm për të tensionuar situatën

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, duke folur në lidhje me vendimin e kryeministrit Kurti për targat tha se çdo vendimarrje duhet të jetë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.Berisha theksoi se sa herë Kosova ka qenë e koordinuar me partnerët ka dalë fituese në të gjitha proceset.

“Vetë si deputet por edhe si parti e kemi mbështet kryeministrin Kurti por edhe Qeverinë në zbatimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend. Vendimarrja qeveritare duhet të analizohet në kontekst dhe në matshmëri të kapaciteteve administrative, ligjore, për implementimin e vendimeve të veta. Mbështetja jonë nuk ka mungu asnjëherë sa herë ka qenë në pyetje ruajtja e stabilitetit ligjor dhe kushtetues të vendit. Por çdo vendimarrje dhe implementim i saj duhet të jetë në harmonizim të plotë me partnerët ndërkombëtarë me theks SHBA-të të cilët e kanë kontributin e tyre në rrugtimin tonë deri ku jemi sot. Prandaj këtë duhet ta ketë në konsideratë Qeveria dhe mbështetja jonë është vetëm atëherë kur kjo është e koordinuar me partnerët ndërkombëtarë. Sa herë kemi qenë të koordinuar me partnerët tanë ne kemi dal fitues dhe kemi ec përpara në rrugtimin dhe synimet tona. E kundërta atëherë mund ta sjellë shtatorin e 2021-it dhe e dimë shumë mirë në çfarë situate kemi ardhë. Unë mendoj se kryeministri duhet të jetë korrekt me vetveten dhe mekanizmat që ka, t’i bëjë ai ministri që ‘bënte deklarata publike se po shkonte me luftu krimin në Veri’ analizë kapaciteteve të veta në çfarë gjendje i ka njësitë policore”

Berisha tha se ka dyshime se po krijohet një tension nga vetë Serbia dhe Kosova për çështjen e targave.

Ai theksoi se kjo po bëhet që Qeveria ta shesë si sukses projektin franko-gjerman i cili e cënon drejtperdrejt rendin kushtetues dhe juridik të vendit .

“Kjo Qeveri është koshiente dhe e din mirë se kur ngul këmbë dhe bëhesh kryeneq në afate, atëherë t’i i përjashton me automatizëm partnerët ndërkombëtarë të cilët të mbështesin dhe duhet me analizu veten se sa je e fuqishme me u përball e vetme me të tilla situata. Unë dyshoj se po krijohet një skenar i ri, i qëllimshëm, edhe nga vetë Serbia dhe qeveria jonë dhe ta sjellë situatën në një tension të shtuar atje, që do të impononte pastaj prap ndërhyrjen e KFOR-it dhe për shkak të presionit të kohës, diplomatik e politik, kjo Qeveri të shesë si suksese projektin franko-gjerman i cili e cënon drejtperdrejt rendin kushtetues dhe juridik të vendit tonë. Nëse kjo ndodh atëherë kryeministri jonë po rrëshqet në tradhti dhe të gjitha epitetet, edhe trashtar edhe mashtrues i shkojnë për situatën që krijon” tha Berisha për “Gazeta Blic”.