75 Mall Live Search
20:43 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Historia e 21 vjeçarit nga Mitrovica i cili brenda natës vodhi dy vetura

Një 21 vjeçar nga Mitrovica ka udhëtuar nga Prishtina në Pejë me një veturë të vjedhur në Prishtinë.

Kjo u vu re vetëm pasi i njëjti po u ikte zyrtarëve policor, në pikën e të cilëve nuk u ndal siç u urdhërua për tejkalim të shpejtësisë.

Me veturën e tipit “Touran” përshkoi rrugën e fshatit Groazhdec deri në një rrugë pa krye në oborrin e impiantit në ndërtim e sipër të ujërave të zeza.

D.D u ndihmua nga tre persona dhe nga këtu mësyu fshatin Kërstovc, ku vodhi edhe veturën e dytë brenda natës.

Kjo i përkiste familjes Krasniqi nga ku thonë se ishin në gjumë kur u krye vepra dhe kryefamiljari e dëgjoi hajdutin tek pasi u ndez makina.

Me të njëjtën 21 vjeçari u nis në drejtim të Prishtinës dhe u vetaksidentua, e nuk ngurroi të sulmojë edhe zyrtarët e policisë që arritën ta kapin.