07:43 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Historia e 25 vjeçares me aftësi të kufizuara, fotografitë e saj frymëzuan internetin

Alex Dacy, 25 vjeçare nga Çikago, ka lindur me atrofi muskulore, një sëmundje progresive gjenetike që shkakton humbje të muskujve dhe probleme në lëvizje.

Mirëpo, pavarësisht që nuk mund të ecën, Dacy po e shijon jetën e saj, duke treguar se edhe ajo është pjesë e jetës shoqërore, shkruan e përditshmja britanike ‘Metro’, transmeton Indeksonline.

Ajo është bërë një sipërmarrëse, duke krijuar disa veshje dhe duke i shpërndarë ato me mbishkrime të ndryshme, si në fotografi.

“Edhe njerëzit me aftësi të kufizuara mund të ndihen seksi me trupin e tyre”, ka thënë ajo.

Këto fotografi ajo i postoi në Instagram, ku tërhoqi vëmendjen e opinionit.

Duke postuar të tilla fotografi, synimi i asaj ishte ngritja e vetëdijes për imazhin e trupave me aftësi të kufizuara.

Sipas saj, edhe njerëzit me aftësi të kufizuara mund të ndjehen mirë dhe rehat me trupin e tyre./Indeksonline/