20:58 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Historia e dashurisë e dy vrasësve serike që nisi në burg

Vrasëset seriale Myra Hindley dhe Rose West kishin një marrëdhënie të fshehtë dashurie në burg.

Ndërkohë, shumë vite më pas, detaje janë zbuluar nga kjo marrëdhënie sekrete.

Pretendimet fillimisht erdhën nga një libër i shkruar në lidhje me vrasjet në Rrugën Cromwell, shkruar nga ish-avokati i West, Leo Goatley.

Goatley përfaqësoi West në gjyqin e saj në 1995 për vrasjen e dhjetë vajzave dhe grave të reja dhe e vizitonte atë rregullisht në burg.

Çifti u lidh për herë të parë kur West u caktua në paraburgim në burg në 1995, sipas librit të Goatley.

“Ata u njohën në spitalin e burgut, pasi Goatley kishte pësuar dëmtime gjatë stërvitjes në oborr, ndërsa Rose, si e burgosur e re që ishte, dërgohej fillimisht për ekzaminime. Unë kujtoj që Rose u mor mjaft me Hindley, e impresionuar nga njohuritë dhe aftësia e saj. Rose tha se Hindley kishte studiuar kurse të ndryshme të Universitetit të Hapur”, tha ai.

Ai thotë se mes tyre lindi një ndjenë pasionanate, por që nuk zgjati për shumë kohë, por se klientja e tij nuk i kishte treguar arsyen.

“Kur e vizitova disa muaj më vonë, mendimi i Rose për Hindley kishte ndryshuar në mënyrë dramatike. Ajo thoshte: Vetëm ta njohësh Hindley,. Ajo është shumë manipuluese “.