20:54 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Historia e dashurisë mes studentes 19-vjeçare dhe 52-vjeçarit po trondit botën

Studentja 19-vjeçare Selma Teichmann thotë se marrëdhënia e saj me partnerin 33 vite më të madh është thjesht dashuri e pastër.

“Mirror” raporton se 52-vjeçari nga Gjermania, Maik Lier ra në dashuri me adoleshenten pasi punuan së bashku për një kohë të shkurtër dhe më pas historia vazhdoi në rrjetet sociale. Ata nisën të bisedonin në Facebook me njëri-tjetrin dhe më pas filluan të takoheshin rregullisht. Tashmë janë bashkë prej më shumë se 1 viti, edhe pse familjet respektive nuk e miratojnë lidhjen e tyre.

Vajza e re thotë se Maik ra në dashuri me shikim të parë me të, ndërsa ajo vet në fillimet e tyre nuk i përgjigjej çdo mesazhi. Por këmbëngulja dhe romanca e 52-vjeçarit ishin arsyet pse ajo më pas u dashurua me të, tregon 19-vjeçarja.

“Pas folëm për tre muaj me mesazhe, u takuam me njëri-tjetrin. Që prej asaj dite e dinim se i përkisnim njëri-tjetrit. Flasim të njëjtën gjuhë dhe kemi të përbashkëta, pëlqejmë muzikën dhe vizatimin”, ka rrëfyer studentja.

Selma shprehet se diferenca e saj në moshë mes tyre nuk është aspak problem, sepse ndjenjat e tyre janë më të forta.

Temat: