Historia e dhimbshme e Donaldit: Flija herët se isha pa ngrënë

Pas debatit të ashpër që ndodhi mes Einxhel dhe Donald, ky i fundit vendosi t’i tregoj sakrificat që i ka pasur gjatë jetës.
Ai iu rrëfye Arjolës duke i treguar histori të dhimbshme, shkruan Indeksonline.
I përlotur ai tregoi se sa herë nuk e kanë paguar dhe nuk ka marrë para duke e nxerur nga shtëpia për shkak që ishte me qira.
“Nuk jam paguar, më kanë vonuar rrogën. E merrja një herë në tre muaj, kur e merrja laja borxhet. Kjo është jeta. Isha korrekt. Asnjë njeri nuk është i pazëvendësueshëm. Po nuk e mbajte vetë veten tënde. Nuk dua të flas për dikë tjetër. Nuk kam asnjë opinion. Më nxirrnin nga shtëpia që isha me qira. Shkoja me valixhe e bëja skeçet se ato kapnin milionat. Nuk më interesonte gishti, as këmba por gjërat e mia”, ka thënë Donaldi.
Ai shtoi: “Doja të haja njerëzit me dhëmbë. Kam plot histori për të treguar por nuk dua se kam cipë e faqe. Të lutem është dashakeqësi, nuk ma tregon dot ti mua se çfarë është puna dhe me gjithë pagesat shkoja aty. Flija herët se isha pa ngrënë dhe kisha dëgjuar që nuk punonte stomaku dhe prapë me gjithë vonesat, isha i përpiktë”./Indeksonline/