22:52 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Historia e dhimbshme e vogëlushes nga Durrësi që impresionoi me zërin e saj jurinë e “The Voice” (Video)

“The Voice Kids” këtë vit në Shqipëri përveç që po sjellë zëra interesant, po sjellë edhe histori interesante të konkurrentëve. Ishte Danjela nga Kukësi ajo që fitoi zemrat e audiencës jo vetëm me talentin e saj, por edhe për jetën që bën, pasi që ajo ruan dhitë ndërsa vendosi të ngjitet në një skenë të madhe dhe ta sfidoi vetën.

E tani është një tjetër vogëlushe me një histori interesante, e quajnë Speranza dhe është nga Durrësi, shkruan Indeksonline.

Speranza e cila këndoi këngën “Toxic” impresionoi jurinë të cilët u kthyen që të gjithë për të. Ndërsa kur u pyet për emrin se çfarë kuptimi kishte ajo tha se ajo kishte lindur 6 muajshe, ndërsa prindërit e saj me shpresën e vetme që ajo të të mbijetonte i vunë emrin “Speranza” që do të thotë “Shpresë”. Teksa babai i saj rrëfei edhe historinë e saj.

Tani vogëlushja jo vetëm që po jeton, por ajo tani u bë edhe krenarie e prindërve të saj./Indeksonline/