75 Mall Live Search
13:29 / E Premte, 18 Qershor 2021 / Blerim

Historia e futbollistit që la futbollin profesionist për ligën amatore në Angli/ Zbulon arsyen e këtij vendimi…

Është Marcus Maddison, që karrierën e nisi në klubin e Premierligës, Newcastle United për të vazhduar më pas në Gateshead, Petersborough, Bolton, Hull City dhe Charlton Athletic.

27-vjeçari tani është pjesë e skuadrës amatore në Angli, Spalding United, shkruan IndeksOnline

Bolton Wanderers end loan stay of Charlton's Marcus Maddison – South London  News

Ai u largua nga futbolli profesionist për shumë arsye.

“Dashuria për futbollin ka qenë e lartë, por kohëve të fundit ajo u zbeh”, tregon futbollisti

“Unë mund të bëjë çfarë të dua, kur të dua. S’ngrihem më në mëngjes, por bëjë gjumë deri në ora 13:00, sepse s’kam nevojë të ngrihem për asgjë.”, vazhdoi tutje futbollisti

Meet Marcus Maddison In Posh Club Shop - News - Peterborough United

Ai thotë se si futbollist amator nuk e ka të obliguar shkuarjen në stërvitje.

“Asnjëherë s’më ka pëlqyer të shkoj në stërvitje. Të zgjohem në mëngjes, dhe të shkoj atje. Ka lojtarë që e duan këtë, unë jo. E shtuna dhe e marta, janë dy ditët për të cilën jetoj”, tha ish-lojtari i Newcastle United

Mesfushori anglez formën më të mirë e kishte gjatë vitit 2014-2020, ku luajti te Peterborough United. Në 220 paraqitje ai shënoi 60 gola.

/IndeksOnline/