75 Mall Live Search
09:00 / E Martë, 02 Maj 2023 / AR

Historia e gjerdanit 100 karatësh të Dua Lipës në ‘Met Gala’

Paraqitja madhështore e Dua Lipës në ‘Met Gala’ ka marrë vëmendje nga të gjithë.

As kësaj radhe nuk ka zhgënjyer me paraqitjen e saj, transmeton Indeksonline.

Ajo u shfaq e veshur me një fustan të të bardhë me të zezë nga Chanel, të njëjtin dizajn që Claudia Schiffer e kishte veshur në koleksionin e modës vjeshtë 1992.

Por, ajo që mori më shumë vëmendja ishin aksesorët e saj, veçanërisht gjerdani me diamant, i cili ka një histori interesante.

Lipa u bë ylli i parë që vendosi diamant me mbi 100 karat.

Me pamjen e saj të freskët dhe të përditësuar për gjerdanin me famë botërore, Lipa gjithashtu bëri historinë e saj të modës sonte./Indeksonline/