23:22 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Historia e katërnjakëve që erdhën në jetë pas 13 vitesh përpjekje të çiftit

Aleket dhe Klodi janë të dashuruar, të lidhur prej rreth 20 vitesh. Jetojnë në qytetin e Sarandës në një shtëpi të ngrohtë, të zhurmshme dhe plot dashuri.

Quhen familje madhe sepse në të njëjtën çati jeton çifti me katër fëmijët e tyre, të lindur njëherësh.

-Unë jam Elgido dhe kam lindur i pari

-Jam Emi dhe kam lindur e dyta

-Jam Kamelia dhe kam lindur e treta

-Unë jam Kleoni dhe kam lindur i katërti

Ata janë bërë me fëmijë pas 13 vitesh martesë. Sot gjithçka është e bukur për çiftin dhe familja është e lumtur, por kjo lumturi nuk erdhi që me provën e parë të fekondimit inVitro.

“Më mori mamajanë telefon dhe më thotë se me keqardhje po të them që nusja s’ka mbetur shtatzënë, u shtanga, u çorientova, kam qenë me të huaj më iku shikimi aq keq u ndjeva stresi stres, thoja s’ka mundësi, ishte mundim lodhje stres. Nusja qante, ulërinte, bërtiste, e zhgënjyer komplet”, – tregon babai i katërnjakëve Alket Izeti.

Të gjitha këto peripeci çiftet i kalojnë në privatësinë e tyre kur marrin lajme të këqija. Spitalet private nuk duan ta bëjnë publike dhimbjen e tyre. Ata reklamojnë vetëm ata 50 % që kanë sukses.

Kjo familje shpenzoj miliona lekë dhe përsëri mori lajmin zhgënjyes.

Por ky çift nuk u dorëzua. As nuk u kursyen në financa. Harxhuan çdo gjë për të pasur një fëmijë. Alketi ishte i vetmi që sillte të ardhur duke punuar si taksist. Herën e dytë ata e provuan përsëri me fekondimin invitro. Fati e deshi që të bëheshin me 4 fëmijë njëherësh.

“Më bën ekon, ai fatkniksit sa i kishte hapur klinikën, ngeli i shtangur, duke parë veprimet që po bënte në ekon doktori e kishte për herë të parë që shihte 4 njakë.

Vjehrrës i tregonte me gisht, një dy tre, janë katër fëmijë me zë të ulët, unë u ktheva dhe më tha doktori më tha se nuk je as për në Sarandë as në Gjirokastër, o për në Greqi ose në Tiranë, sepse ti je për librin Gines. Fëmijët kanë lindur me 7 qershor 2010.

Doktoresha që më ka bërë lindjen, jam shumë mirënjohëse sepse më tha se do më linte pa narkozë që të përjetosh këta fëmijë pas 13 vitesh dhe i mbajte të 4 fëmijët dhe më la të zgjuar deri në çastin që i linda, ka qenë lumturi e veçantë si për mua dhe për Ketin”, tregon nëna e katënjakëve Klodi.

Lumturia e çifteve që arrijnë të çojnë një bebe në shtëpi është e pakufishme. Nuk ka rëndësi sesi vjen në jetë, natyrale apo in-vitro.